AKTUALITETTOP-NEWS

Momente paniku pasditen e së martës në një bllok pallatesh 11-katëshe në Lushnje.

Lushnje – Një re e dendur tymi që doli nga kati i nëndheshëm, i cili shërben si parking për automjetet, alarmoi banorët dhe krijoi frikë se zjarri mund të ishte përhapur në pallat.

Por situata rezultoi më pak e rrezikshme. Zjarri kishte nisur fillimisht jashtë pallatit, ku ishin përfshirë mbeturina, dhe më pas flakët kaluan në ambientet e garazhit, duke djegur mbetje të grumbulluara aty.

Për të shmangur çdo rrezik, automjetet e parkuara në garazh u larguan menjëherë, ndërsa në vendngjarje ndërhyri policia për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, asnjë automjet nuk pësoi dëmtime.

Banorët u larguan përkohësisht nga pallatet, ndërsa situata u vu nën kontroll pa lejuar përhapjen e flakëve në ambientet e banimit.
Pas ndërhyrjes, zjarri u eliminua dhe nuk pati persona të lënduar apo dëme në mjetet motorike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button