AKTUALITET

Mbrrin në gjykatë për masë sigurie këngëtari fierak Erind Xhaferraj

Sapo ka mbërritur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, këngëtari fierak Erind Xhaferaj.

Xhaferaj u arrestua dy ditë më parë, pasi dyshohet se kryente veprime të turpshme pranë ambienteve të shkollës artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Rasti u denoncua nga nxënëse të kësaj shkolle, ndërsa pas telefonatës, efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë verifikuar situatën.

Pas verifikimeve, këngëtari është ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Fierit, ku është marrë në pyetje lidhur me denoncimin.

Ditën e sotme, Erind Xhaferaj do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij.

Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja do të ndiqet nga prokurori Skerdi Sinanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button