AKTUALITETTOP-NEWS

Gjirokastër, çelet ekspozita me makina ‘Retro’ me makina nga Italia dhe Shqipëria

Është çelur në qytetin e Gjirokastrës ekspozita me makina Retro, një aktivitet që vjen në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tour”. 30 makina u ekspozuan në zonën muzeale të qytetit, duke i dhënë mundësi turistëve vendas dhe të huaj të shijonin disa prej mjeteve të automobilizmit ndër vite.

Në Gjirokastër është çelur ekspozita me makina Retro në kuadër të turit të automobilizmit “Tirana Grand Tour”. Rreth 30 automjete, duke përfshirë edhe ato historike, u ekspozuan në zonën muzeale, duke tërhequr vëmendjen dhe interesimin e banorëve dhe turistëve. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet promovoi turizmin përmes pasionit për historikun e automobilizmit.

Në fundjavë, Aerodromi i Gjirokastrës mirëpriti 12 avionë sportivë, 10 prej tyre nga Italia, ndërsa dy të tjerë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Përmes fluturimeve direkte, në qytetin e gurtë mbërritën rreth 30 turistë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes Aero Club Brindisi, Bashkisë Gjirokastër, Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Federatës së Aeronautikës Shqiptare.

Turizmi ajror po shihet si një mundësi e re për rritjen e numrit të turistëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të Gjirokastrës dhe gjithë jugut të vendit.

“Është hera e dytë që vijmë këtu në Shqipëri me makina të markave “Ferrari” dhe “Porch”, shpresojmë që t’ia kalojmë mirë në mënyrë që të organizojmë dhe aktivitete të tjera në të ardhmen.”

“Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu në Gjirokastër, sepse është një vend me të vërtetë i mrekullueshëm, ishte mbresëlënëse të përshkoja itinerarin me makinë për të ardhur këtu përgjatë peizazheve të veçanta.”

Në qytetin e Gjirokastrës vazhdimisht janë organizuar ekspozita të automjeteve Retro, të cilat qenë pika tërheqëse të itinerareve dhe guidave turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button