AKTUALITETTOP-NEWS

Dhu*ë mbi studentët/ Turma të rinjsh iu bashkohen studentëve te Ministria e Arsimit

Revolta në kryeqytet po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Një grup masiv protestuesish që ndodhej i grumbulluar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u është nisur në marshim të organizuar drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Të rinjve dhe studentëve që ndodhen të rigrupuar te Rruga e Durrësit po u bashkohet ky lumë i ri pjesëmarrësish, duke e shumëfishuar numrin e qytetarëve në shesh.

Përforcimi i turmës po shoqërohet me thirrje të fuqishme njëzëri kundër qeverisë, ndërsa forcat e policisë po marrin masa shtesë për të përforcuar kordonët e sigurisë rreth institucionit për të parandaluar përplasje të reja.

Ndërsa policia ka dhunuar studentët me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, shumë prej tyre i janë rikthyer policëve me gurë dhe grushta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button