AKTUALITET

Fier, ende nuk dihet lloji i lëndës plasëse, policia po kryen ekspertizat

Fier – Lënda plasëse e vendosur mëngjesin e sotëm në një biznes në Fier ka shkaktuar dëme në fasadën e objektit. Biznesi ndodhet në rrugën kryesore të qytetit, rreth 100 metra larg godinës së Prefekturës.

Ende nuk është përcaktuar lloji i lëndës plasëse të përdorur. Xhenierët e policisë dhe ekspertët kanë marrë mbetjet nga vendi i ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për tritol apo për një lëndë tjetër plasëse.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa pista kryesore paraprake lidhet me një konflikt për motive banale.

Në lidhje me pronarin e dyqanit nuk ka probleme me drejtlsinë apo policinë, pohuan këto burime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button