AKTUALITETTOP-NEWS

“Më mbajti 45 ditë dhe më abuzoi”/ Historia tronditëse e 34-vjeçares nga Roskoveci, babai plagoset me drapër, arrestohet 52-vjeçari

Rroskovec – Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga historia e 34-vjeçares nga Suku i Roskovecit. Familja pretendon se ajo është mbajtur me forcë dhe abuzuar seksualisht nga daja i deputetes së PS Zegjine Caushi, ndërsa babai i saj është plagosur me drapër teksa tentonte ta mbronte.

“Kam përjetuar gjëra të tmerrshme. Kam nevojë për psikolog”.

Kjo është thirrja e dëshpëruar e 34-vjeçares Merita Gremaj nga fshati Suk i Roskovecit, ndërsa familja e saj përballet me një situatë të rëndë që, sipas dëshmive të tyre, ka nisur prej muajsh.

Merita Grëmaj

Në qendër të akuzave të familjes është 52-vjeçari Bledar Bakaj, i cili është arrestuar nga Policia e Fierit pas ngjarjes së fundit.

Sipas babait të Meritës, 67-vjeçarit Enver Gremaj, 52-vjeçari ka hyrë në banesë dhe ka tentuar ta marrë vajzën me forcë. Babai është përpjekur ta mbrojë dhe, sipas dëshmisë së tij, është goditur me drapër në këmbë.

Familja pretendon gjithashtu se 34-vjeçarja është mbajtur për rreth 45 ditë në banesën e 52-vjeçarit dhe se gjatë kësaj periudhe është abuzuar seksualisht.

Ngjarja merr një tjetër kthesë pas një takimi që, sipas Enver Gremajt, kishte nisur me premtimin për ndihmë për punësimin dhe trajtimin shëndetësor të vajzës.

Enver Grëmaj

Më 26 maj, babë e bijë kishin shkuar në Spitalin e Fierit për një vizitë. Sipas babait, 52-vjeçari e ka marrë vajzën nga dera e pasme e spitalit dhe është nisur drejt Tiranës.

Familja pretendon se gjatë rrugës ka ndodhur abuzimi seksual.
Pas kthimit në shtëpi, vajza u ka treguar prindërve se ishte mbajtur me forcë dhe abuzuar. Familja kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje, ndërsa babai thotë se kërcënimet kanë vijuar.

Pas ngjarjes së fundit, Policia e Fierit ka arrestuar 52-vjeçarin pranë banesës së tij në fshatin Mbërs.

Tre familjarët, të tronditur nga ngjarjet, vijojnë të ndodhen në Spitalin e Fierit, ndërsa hetimet pritet të hedhin dritë mbi të gjitha rrethanat e kësaj historie të rëndë./ ALB365/ Xhemil Beharaj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button