
Fier – Më 7 nëntor, demokratët e Fierit do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së Partisë Demokratike në Fier.
Procesi zgjedhor tashmë është zyrtarizuar dhe në garë do të jenë pesë kandidatë, të cilët do të kërkojnë besimin e anëtarësisë demokrate për të drejtuar degën lokale të PD-së.
Kandidatët janë, Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj.
Zgjedhjet pritet të përcaktojnë drejtuesin e ri të demokratëve të Fierit, i cili do të marrë përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e strukturave të partisë në këtë degë.









