POLITIKËTOP-NEWS

Nis votimi për kreun e PD-së në Fier, pesë kandidatë në garë

Demokratët e Fierit i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike për degën e Fierit.

Procesi zgjedhor ka nisur normalisht në orën 08:00, në hollin e Teatrit “Bylis”, ku është ngritur qendra e votimit. Votimi do të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa më pas pritet të nisë administrimi i kutive dhe numërimi i votave për të shpallur fituesin e kësaj gare.

Në garë janë pesë kandidatë, të cilët kanë marrë miratimin e Këshillit të Partisë Demokratike në Tiranë. Konkretisht, për drejtimin e degës së PD-së në Fier kandidojnë Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj.

Zgjedhjet zhvillohen për përcaktimin e drejtuesit të ri të demokratëve fierakë, ndërsa rezultati përfundimtar do të bëhet i ditur pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

https://www.facebook.com/share/v/1M2kQe1Rdz/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button