POLITIKËUncategorized

Djali i Meksit ngre alarmin: Po përgatitet një puç për të rrëzuar shtetin, ja kush qëndron pas skenarit!

Një deklaratë të fortë ka bërë Endri Meksi në MCN TV, ku ka pretenduar se në Shqipëri po zhvillohet një skenar për rrëzimin e shtetit, të cilin e cilësoi si një “puç”, me synimin për të krijuar kaos institucional dhe për të shpëtuar përgjegjësit përmes një amnistie të madhe.

Sipas Meksit, kjo linjë veprimi ka nisur që në prill të vitit 2021, me rrjedhjen e të dhënave të njohura si databaza e patronazhistëve, dhe ka vijuar më pas përmes sulmeve ndaj sistemeve dhe bazave të të dhënave shtetërore.

Gjatë intervistës, Meksi përmendi Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin si persona që, sipas tij, qëndrojnë pas këtyre përpjekjeve, duke përfshirë edhe zhvillimet që lidhen me AKSHI-n.

Ai paralajmëroi se qëllimi i këtyre grupeve, ku sipas tij ka individë si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga Partia Demokratike, është të destabilizojnë institucionet dhe të krijojnë perceptimin e një shteti të dështuar.

“E vetmja mënyrë për të krijuar një ’97-të tjetër, prandaj ishte dhe përpjekja e dhunshme e tetorit, me qëllim që edhe të shpëtojnë vetë. Dhe të bëhet një tip amnistie e madhe se shteti dështoi”, u shpreh Meksi.

Ai theksoi se, në këtë skenar, dështimi i sistemeve shtetërore, përfshirë e-Albania-n, do t’i faturohej kryeministrit Edi Rama, duke krijuar kushtet për një krizë të përgjithshme politike dhe institucionale.

Meksi kërkoi gjithashtu që AKSHI, krahas transparencës për çështjet që po hetohen dhe bëhen publike, të marrë edhe mbështetje morale, pasi sipas tij institucioni ndodhet në një moment kritik.

“Pas tij janë ata njerëz që nuk e duan këtë pushtet, ka pjesë nga PS dhe një pjesë e mirë nga PD. Jo protestuesit, ata janë qytetarët që vuajnë këto histori”, deklaroi Meksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button