AKTUALITET
Kontroll “BLIC” në qelinë e Veliaj. “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion blic në qelinë e Erion Veliajt pak minuta pas publikimit të një letre drejtuar Ballukut. Sipas informacioneve paraprake, gjatë verifikimeve nuk është konstatuar asnjë send i ndaluar në ambientin ku mbahet kryebashkiaku i Tiranës.
“Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”, është shprehur Veliaj pas ndërhyrjes së autoriteteve të burgjeve.







