Zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama ka njoftuar mediat për një konferencë për shtyp që i pari i qeverisë do të bërë mëngjesin e së mërkurës në selinë e Partisë Socialiste.
“Nesër në 10.00 Kryetari Edi Rama do të zhvillojë një konferencë për mediat, së bashku me Ministrin Ulsi Manja, nga selia e PS”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia rozë.
Zyra e shtypit e PS-së nuk ka dhënë më shumë detaje për konferencë të pazakontë të Ramës dhe Manjës nga selia e partisë.