Ka kaluar kohë që kur Rihanna ka publikuar një projekt muzikor. Fansat e saj duan të dëgjojnë materiale të reja muzikore. Megjithatë, këngëtarja është në kërkim të një sipërmarrje të re biznesi.
Pas hiteve të njohura si “Umbrella” ose “Disturbia”, Rihanna nuk ka publikuar asnjë këngë të re që prej vitit 2016.
Pse nuk po këndon më Rihanna?
Rihanna u largua nga biznesi i muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse.
Në vitin 2017, ajo themeloi një kompani kozmetike të quajtur “Fenty Beauty”.
Pasi marka e saj fitoi emër, Rihanna erdhi me ”Fenty Skin”, një linjë për kujdesin e lëkurës për të plotësuar biznesin e saj.
Pas kësaj, Rihanna filloi të shiste të brendshme me “Savage X Fenty”.
Sipas raportimeve, pas këtyre kompanive Rihanna u bë gruaja më e pasur në industrinë e muzikës. Megjithatë, pjesa dërrmuese e të ardhurave të saj vijnë nga linja e bukurisë dhe tekstilit.
Forbes njoftoi se Rihanna fitoi 1.7 miliardë dollarë në 2017.
Rihanna dëshiron të vazhdojë të rrisë vlerën e saj neto dhe tani ajo ka një projekt të ri në mendje. Ndërsa fansat e saj presin një album të ri, sipërmarrja e biznesit të Rihanna-s është larg muzikës.
Sipas Billboard, Rihanna paraqiti dy kërkesa për të regjistruar emrin e “Fenty Hair”. Informacioni i publikuar nga Billboard tregon se Rihana ka nisur kërkesën për regjistrim më 15 korrik.
Komapania e saj e re “Fenty Hair” do të shesë dhe krijojë aksesorë flokësh.