Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETManjani: Jam për vjeshtë protestash

Manjani: Jam për vjeshtë protestash

I pranishëm në takimin që kreu i PD-së Sali Berisha mbajti këtë pasdite me intelektualët në Tiranë, ish-ministri Ylli Manjani i bëri thirrje Gjykatës së Apelit që të japë sa më shpejt vendimin për fatin e Partisë Demokratike.

“Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori. Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli.Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim”.

Nga ana tjetër, ai tha se mbështet idenë për vjeshtë protestash. “Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME