Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJINetflix vjen me një obsion të ri

Netflix vjen me një obsion të ri

Netflix ka shtuar një buton të ri “subscribe” në aplikacionin e tij në iPhone dhe iPad.

Lejimi i njerëzve që të abonohen në Netflix në pajisjet Apple ka patur diskutime për vite me radhë. Kjo pasi, të gjitha blerjet e bëra në Apple duhet të kalojnë përmes sistemeve të saj të pagesave, nga të cilat kërkon një 30 për qind nga fitimi.

Tani, megjithatë, njerëzi tkanë mundësinë  të shtypin një buton dhe të dërgohen në faqen e internetit të Netflix, ku mund të abonohen.

Platforma është në gjendje ta bëjë këtë për shkak të një opsioni të ri, të shtuar nga Apple, që lejon njerëzit e interesuar të drejtohen për t’u regjistruar në faqen e internetit të një kompanie.

Ky ndryshim erdhi mes shqetësimeve rregullatore në rritje për mënyrën se si kompania po përdorte fuqinë që ka mbi pajisjet e saj, gjë që kulmoi në një betejë ligjore të profilit të lartë me zhvilluesin e Fortnite Epic.

“Çdo llogari ose blerje e bërë jashtë këtij aplikacioni do të menaxhohet nga‘Netflix’”, paralajmëroi kompania. “Llogaria juaj e App Store, mënyrat e ruajtura të pagesës dhe menaxhimi i abonimit dhe kërkesat për rimbursim, nuk do të jenë të disponueshme. Apple nuk mban përgjegjësi për privatësinë ose sigurinë e transaksioneve të bëra me këtë zhvillues.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME