Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËA ka problem shëndetësore Ermal Meta?

A ka problem shëndetësore Ermal Meta?

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka rrëfyer se nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe se për këtë shkak ka anuluar një sërë koncertesh të planifikuara të mbaheshin gjatë verës. TGCOM shkruan se Meta ka dhënë shumë pak shpjegime në rrjetet sociale mbi situatën që po kalon.

“Prej disa ditësh më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, – ka shkruar këngëtari në një “story” në Instagram.

Kantautori me origjinë shqiptare ka publikuar dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë dhe fytyra e Metës mjaft e transformuar.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. U kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi” – ka shkruan këngëtari shqiptar. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME