Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËSara Hoxha pjesë e Top Channel

Sara Hoxha pjesë e Top Channel

Sara Hoxha, Sara e Ledrit dhe jo e Ledionit ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e afërta në karrierë.


Si duket plani më i afërt është një projekt i madh në “Top Channel”, por Sara u shpreh se projekti është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka ende asgjë të sigurt. I vetmi informacion që Sara na dha është se projekti në të cilin do të marrë pjesë nuk është “Big Brother” pasi nuk e le dot Poem vetëm për 3 muaj.


“Jemi në diskutime për një projekt, dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshije aty tek Topi, por nuk është akoma e sigurt. Nuk është akoma e sigurt, nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet do jetë diçka nice. Jo “Big Brother” se Poin nuk e le dot vetëm për tre muaj”, ka thënë Sara.
Edhe pse na i tregoi disi planet e saj, Sara nuk ka dha asnjë të dhënë e cila mund të na ndihmonte të hamëndësonim disi programin e ri në të cilin mund të marrë pjesë.

Sara ka folur dhe për marrëdhënien e saj me Dua Lipën duke shtuar se ndihet rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.


“Qëndrova pak me Duan, konsumuam një kafe familjarisht. Pastaj Dua donte të takonte Poem dhe bëmë disa foto. Siç kam patur shumë komente të mira kam patur edhe negative se “Si e takove ti atë”. Mua nuk më intereson e shkuara e Ledrit dhe nuk ndikohem. As ai nuk e ka problem të shkuarën time. U takuam kur isha 25-26 vjeç kështu që nuk ka asnjë problem. Madje unë them “shyqyr” që ka qenë Dua dhe jo ndonjë tjetër. Dhe me Dafinën kam raporte të mira. Është super gocë, e respektoj, më respekton,” u shpreh Sara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME