Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAbuzimi/ 8500 familje fermere në bashkitë Dimal dhe Rroskovec stopojnë vjeljen e...

Abuzimi/ 8500 familje fermere në bashkitë Dimal dhe Rroskovec stopojnë vjeljen e trangullit, shkaku pikat e grumbullimit.

Fermerët e serave në bashkinë Dimal dhe Rroskovec stopojnë vjeljen e trangullit derisa pikat e grumbullimit të japin çmim normal dhe me fatura tvsh-je. Shteti të ngrejë bursën dhe kontroll mbi peshoret e pikave të grumbullimit.

Janë 8500 familje fermere që merren me aktivitetin e serave në bashkitë Dimal e Rroskovec që prodhimet e tyre shkojnë për export jo vetëm në tregjet e vendeve të Ballkanit por dhe në shumë vende të Evropës

Fermerët janë grumbulluar e kane diskutuar sipas zonave duke dalë në pçrfundim se nuk do të ketë vjelje prodhimi derisa pikat e grumbullimit të japi cmim normal. Me 500 lekë të vjetra kg dalim zeero zero , por duhet të shitet me 600 e 700 lekë kg dalim disi me fitim thonë ata. Do ti lëm pikat e grumbullimit bosh, pa mall kështu që dhe exportuesit mbeten bosh

Fermerët e këtyre zona e pohojnë se me exportuesit e mëdhenj nuk kanë probleme se lojen e pistë e bejne pikat e grumbullimit
Ata kanë tre kerkesa, e para çmim normal jo nën 700 lekë të vjetra kg që të fitojnë të gjithë fermerë, grumbullues exportues, grumbulluesit të japin faturë tvsh kur marrin mallin dhe shteti të ngrejë bursën

Takimi në fshatin Suk1 të bashkisë Rroskovec ka qënë me një pjesmarrje më të madhe. Pasi kanë diskutuar kanë dalë në përfundim se i bashkohen vendimeve të marra nga fermeret e zona e te tjera qe meren me sera.

Fermerët janë në Samatice 900 familje, Drenovice 1500, Rrerez 700
Goriçan 1 dhe 2 2000, Suk 1 e Suk2, Arapaj 3000, në total 8500 familje.

Prodhimi i këtyre fermerëve si trangulli, domatja dhe speci janë per export në Ballkan dhe Europë dhe në këtë zonë ka 20 pika grumbullimi të cilat punojnë me fatura dore që abuzojne me fermerlt por nuk kontrollohen nga shteti
Nese nuk plotësohen kërkesat do shikojmë të përshkallzohet, nuk do vjelim, nuk ka shitje pse jo dhe në protesta të fuqishne.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME