Acarimi i Ramës/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë konferencën për mediat. Teksa është përplasur në konferencë me gazetaren Ambrozia Meta, Rama ka deklaruar se konferenca do të ndërpritet për 5 minuta pushim.
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame kryeministrin Edi Rama. Debati nisi për shkak të etiketimeve për drejtuesit e Syri Tv, një televizion të cilin Rama tha se pastron paratë e grabitura nga qytetarët. Gazetarja refuzoi akuzat e kryeministrit Rama dhe iu përgjigj flakë për flakë në një debat që zgjati për thuajse 10 minuta, kohë në të cilën Rama kërkonte të fliste por sapo merrte fjalën hidhte kunja dhe etiketime për median.
“Qytetarëve unë u përgjigjem përditë nuk u përgjigjem përmes televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe të cilët gëzojnë imunitetin e dhunuesve” ishte fjalia e fundit e kryeministrit të cilës Ambrozia Meta iu përgjigj aty për aty: “Po ti tregoji qytetarëve ku shkuan 50 milion eurot e tunelit të Llogarasë!”.
Meqënëse nuk dinte ç’të thoshtë më, Rama ndërpreu konferencën dhe e rinisi disa minuta më vonë, pasi gazetarja e Syri Tv ishte nxjerrë nga kryeministria.









