Agron Shehaj, protestë model dhe madhështore para Kryeministrisë në mbrojtje të SPAK-ut

Partia ”Mundësia” e deputetit Agron Shehaj, zhvillon një protestë përballë Kryeministrisë. Ishte protestë model, ku për herë të parë po dëgjohet zëri i popullit dhe po tregohet se në fakt alternativa në këtë vend ekziston.
Nëse do flitet si gjithmonë për pjesëmarrje të qytetarëve, duket që është një protestë madhështore dhe mbështetja është e madhe. Për herë të parë, deputeti Shehaj do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit me partinë e tij, pas largimit nga Partia Demokratike.
Thirrjes për të marrë pjesë më pas i janë bashkuar qindra qytetarë dhe organizata e shoqata, në një protestë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit dhe për t’i thënë ndal kryeministrit dhe mazhorancës socialiste në veprimet e tyre për të marrë drejtësinë nën kontroll. Kjo protestë indirekt shkon edhe kundër Berishës i cili deklaron se nëse fiton zgjedhjet e përgjitshme, do ta shkrijë SPAK-un.
Manifestimi u thirr nën moton me ”Me drejtësinë kundër qeverisë së korruptuar”. Në këtë protestë ka mbajtur fjalën e tij edhe Agron Shehaj, i cili tha se Shqipëria nuk mund të qëndrojmë më e heshtur ndërsa vendi vidhet. ”Duhet të zgjohemi, po na vjedhin! Duhet të reagojmë! Për vite të tëra ata menduan se do ishin të paprekshëm , se mund të vidhnin dhe pushteti do i mbronte. Ata menduan se drejtësinë do ta kishin në xhep.
Ndaj Rama la shqiptarët pa ilaçe dhe vodhi paratë e shëndetësisë me koncesione korruptive. Prandaj vodhi paratë e fermerëve që vinin nga Bashkimi Europian. Prandaj Rama vodhi pronat në bregdet dhe i shpërndau te miqtë e tij që të ndërtonin rezorte, ndaj ai shpalli ministren e tij investitorë strategjike mbi një tokë të vjedhur. Vodhi haptas sepse mendonte se ishte i paprekshëm”,-tha Shehaj.







