Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAkident në Fier - Vlorë, humb jetën fëmija 6 vjeçar

Akident në Fier – Vlorë, humb jetën fëmija 6 vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së martë, në aksin rrugor Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës.

Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, Albana Mithi dhe fëmija tjetër 3 vjeç. Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 04:45, shtetasi me inicialet A. M., 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar një automjet Benz, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej pasagjerëve, një fëmijë 6-vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe dy pasagjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeç, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME