Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAksident hekurudhor/ Të vdekur dhe dhjetëra të plagosur 

Aksident hekurudhor/ Të vdekur dhe dhjetëra të plagosur 

Gjermani – Pas një aksidenti hekurudhor në jug të Gjermanisë me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjendja është ende konfuze dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën me një kontingjent të madh.

Në ditën e fundit të shkollës në Garmisch-Partenkirchen, në jug të Gjermanisë, doli nga shinat një tren. Prej aksidentit hekurudhor gjetën vdekjen të paktën tre vetë. Po ashtu ka pasur 60 të plagosur, 16 prej tyre në gjendje serioze, tha një zëdhënës i policisë në Garmisch-Partenkirchen.

Treni rajonal me destinacion Mynihun doli nga shinat rreth orës 12:45 dhe tre vagonë u përmbysën. Arsyeja nuk është ende e qartë.

Pasagjerët e plagosur ishin të të gjitha grupmoshave, por në tren kishte një numër të madh nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME