Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, ambulanca përplaset me kamionin, humb jetën...

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, ambulanca përplaset me kamionin, humb jetën i sëmuri (vidio)

Lushnje – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se në aksident anë përfshirë një ambulancë dhe një kamion.

Për fat të keq i sëmuri që po transportonte ambulanca ka ndërruar jetë

Policia po disiplinon trafikun nderkohe qe po merret me zbardhjen e dinamikes se aksidentit.
Eshte ndaluar drejtuesi i mjetit te rende me targa AA 288 UR.

Drejtuesi i ambulancës dhe infermieri jane dërguar ne spitalin e Lushnjes ndërsa pacienti 77 vjeçar Dashamir Koçaj nga Vëora ka ndërruar jetë

Policia dhe grupi hetimor po shkojnë drejtë vendngjarjes për të bëtë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lushnjë

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autombulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autombulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME