Aksident në Boçovë, dy të plagosur lehtë (vidio)

Levan – Aksident me dy persona të plagosur ka ndodhur pak më parë në rrugën hyrëse të fshatit Boçovë të njësisë administrative Levan.
Rruga në errësirë totale por dhe motorçikleta me ndriçim shumë të dobët ka bërë që të përplaset me një këmbësor.
Burime informacioni nga grupi policor në vendngjarje pohoi se motorçiklisti ka goditur këmbësorin e për pasojë ka rënë përtokë duke u plagoaur edhe vetë.
Dy të plagosirit këmbësori dhe drejtusi i notorit janë dërguat me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marin ndihmën mjekësore e janë jashtë rrezikut për jetën
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në Boçovë, motomjeti me drejtues shtetasin A. M., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. B., 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.









