AKTUALITET
Aksident në Vlorë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Rreth orës 15:10 në aksin rrugor Kuç-Vlorë në vendin e quajtur “Gjorm” mjeti me drejtues shtetasin M. T. rreth 50 vjeç dhe pasagjer D. T., 33 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se për shkak të lagështisë në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasoje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues të rrugës. Mësohet se te dy personat janë nisur me urgjencë me ambulancë drejtë Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








