AKTUALITETTOP-NEWS

Aksident tragjik në Çermë– Divjakë, humb jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jete është regjistruar në rrugën nacionale Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, i cili udhëtonte me automjetin tip Opel.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW-në, tre prej të cilëve fëmijë. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ambulancat kanë transportuar të plagosurit në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë dokumentuar ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik, ku humbi jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, baba i tre fëmijëve.

Fier/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Çermë–Divjakë”, automjeti me drejtues shtetasin H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

-Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtyre aksidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button