AKTUALITET
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.
Makina me të cilën 20-vjeçarët udhëtonin, ku ishte dhe një person i tretë, që u plagos rëndë, u përplas me një kamion, shkruajnë mediat italiane.
Në mjetin e rëndë ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.
Dy shqiptarët u nxorën pa shenja jete nga brenda automjetit nga shërbimet e urgjencës 118 dhe zjarrfikësit.
Rruga u bllokua për një kohë të gjatë për të lejuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe kryerjen e ekspertizës nga forcat e rendit, të cilat po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.










