Aksidenti/ Makina përplas çiftin e këmbësorëve afër Petovës.

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë FNSH- së , ku një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh , dhe si pasojë e goditjes së fortë , kanë marrë lëndime.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrę ndihmën e nevojshme mjekësore , dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Niko Shqepa 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit Avni Meto, 62 vjeç, dhe Hatixhe Meto 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Niko Shqepa, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









