Fier – Një aksident ka ndodhur afro 20 minuta më parë në rrugën kryesore të Fierit pranë bashkisë përballë një banke private.
Një automjet duke kaluar ka përplasur përtokë një qytetar që ka qënë duke ecur me biçikletë përgjatë rrugës.
Qytetari është dërguar me urgjencë në spitalin Fier ku po i jepet ndihma e parë mjekësore ndërsa në vendngjarje ka mbitur policia e cila po kryen veprinet se cili ka qënë shkaktari i këtij aksidenti.
I plagosuri pasi ka marr ndihmën mjekësore në spital është kthyer në vendin e ngjarjes duke marr edhe biçikletën, kanë pohuar për ALB365 burime zyrtare nga policia Fier.