AKTUALITETTOP-NEWS

Aksidenti në unazë të Lushnjes, një i plagosur

Lushnje – Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në unazën e Lushnjes.

Një mjet tip furgon Fiat ka tentuar të kalojë nga një biznes në anën tjetër të rrugës, veprim kundravajtje dhe në këtë moment me të është përplasur një motoçikletë. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe drejtuesi i motoçikletës shtetasi Marjus Doksani është përcjellë me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor në vendngjarje, drejtuesi i furgonit duhet të kishte dalë në rrugë duke ndjekur rrjedhën e trafikut ndërsa ka dalë nga ana e kundërt gjë që ka sjellë edhe përplasjen. Policia po kryen dokumentimin e ngjarjes ndërsa është krijuar dhe trafik i rënduar për shkak të qarkullimit të shtuar rrugor.

Fatmirësisht drejtuesi i motoçikletës kishte të vendosur kaskën mbrojtëse pasi më të kundërt përplasja do të ishte fatale.

Unaza e Lushnjes e rikonstruktuar vetëm dy vite më parë ka në mes dy vija të pandërprera që supozon se mjetet nuk duhet të kalojnë nga ana tjetër e rrugës, por mos zbatimi i kësaj sinjalistikë shpesh herë ka sjellë aksidente të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button