Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti/ Përplasen mjetet në Fermë Çlirim, ka të plagosur  (vidio)

Aksidenti/ Përplasen mjetet në Fermë Çlirim, ka të plagosur  (vidio)

Fier – Dy automjete janë përplasur në afërsi të Fermës Çlirim ku si pasojë ka pasur të plagosur. 

Dëshmimtarë nga vendgjarja dhe policia pohojnë se ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet. Policia eshte në vendngjarje dhe po kryejnë procedurat.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME