AKTUALITETTOP-NEWS

Aksidenti te kryqëzimi i Vajkanit, dy të plagosur e një viktimë (video)

Fier – Një aksident ka ndodhur mesditęn e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ” .

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona ( për një thuhet në gjëndje të rëndë) të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier , ndërkohë që një grua ka ndërruar jetë

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se Ka mbetur e vdekur bashkë udhëtarja e mjetit me targa AB 556 UD e drejtuar nga vajza e saj. Mjeti tip Citoën me targa AB 664 OB i drejtuar nga një shtetas i huaj ishte duke kryer manovër për të hyrë në kryqëzimin e Vajkanit ndërsa mjeti tip BMV ka ardhur nga trafiku dhe e ka goditur. Nga goditja nuk janë lënduar dy udhëtarët në mjetin tip Citroen ndërsa mjeti tip BMV ka përfunduar tek barrierat e hekurta të kryqëzimit të autostradës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen nëna e drejtueses së mjetit.

Policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje për të hequr trupin e viktimës pasi hekurat e barrierave anësore kishin hyrë në.mjet dhe i kanë shkaktuar vdekjen.
Ekspertët e policisë shkencore në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për t’a dokumentuar.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button