Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti tek 'Safari" me tetë persona të plagosur

Aksidenti tek ‘Safari” me tetë persona të plagosur

Fier – Aksident në hyrje te autostradës Lushnje – Fier në këtë.mëngjes në vëndin e quajtur “Safari” në Fier, me 8 të plagosur ku dy prej tyre janë rëndë në spitalin e Fierit. Në çdo makinë udhëtonin nga pesë persona.

2 automjete janë përplasur me njeri – tjetrin. Një automjet ishte mazda me targa  AB 910 HX  dhe tjetra Ford me targa AA 246 JA

Janë dëmtuar 8 pasagjerët, te cilet u derguan në urgjencen e spitalit e po marrin mjekimin. Dy janë rëndë ndërsa 6 janë jashtë rrezikut për jeten 

Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e ketij aksidenti

Policia

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME