Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË ‘Gabimi më i bukur në jetë’, modelja merr telefonatë surprizë nga Ronaldo:...

 ‘Gabimi më i bukur në jetë’, modelja merr telefonatë surprizë nga Ronaldo: Më fal, po kërkoja një shok

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist në Arabinë Saudite brenda dhe jashtë fushe.

Së fundmi, Ronaldo është kthyer viral në rrjetet sociale me anë të një gabimi, që mund të konsiderohet gabimi më i bukur në botë

Prezent në një hotel, Ronaldo ka tentuar të telefonojë mikun e tij, por ngatërrimi i një numri ka bërë që telefonata të përfundojë te modelja Haleme Boland.

Menjëherë pasi është prezantuar se kush është, modelja ka nisur të kërkojë një bisedë me portugezin duke e konsideruar veten si shoqen e tij.

“Përshëndetje, jam Cristiano”.

“Cristiano Ronaldo?”, i përgjigjet modelja.

“Po tentoja që të telefonoja një shok, më falni”, ishte reagimi i Ronaldos menjëherë, ndërkohë që modelja shton: “Por, edhe unë jam shoqja jote”.

Videon me bisedën e Ronaldos, modelja e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke shkruar “Gabimi më i bukur në botë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME