AKTUALITETTOP-NEWS

Aksidenti tragjik në Levan, zbardhet identiteti i viktimës/ Shoferi tjetër humbi ndjenjat (video)

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur paraditen e sotme në Levan të Fierit, duke lënë pesë persona të plagosur dhe një viktimë.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë 51-vjeçari Luftar Braçja me pasaportë italiane, ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit, Ilir Pujo, së bashku me katër pasagjerë janë dërguar në spital për mjekim.

Dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e ndjenjave nga drejtuesi i automjetit të dytë.

Njoftimi i Policisë Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button