Vlorë – Një aksident tragjik u shënua paraditen e sotme në bypass-in e Vlorës, në zonën Orikum-Kaninë, ku një kamion me inerte u rrëzua duke punuar. Për pasojë kanë humbur jetën shoferi i kamionit, 32-vjeçar, Armand Beu nga Kavaja si dhe pasagjeri, Klajdi Kaja 28 vjeç, banues në Lushnje.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë dhe atyre zjarrëfikëse për nxjerrjen e trupave të pajetë, pasi nga përplasja viktimat kanë përfunduar jashtë kamioni e sipër tyre kanë rënë inertet.
Ngjarja është regjistruara rreth orës 10:40 ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak mund të jetë bërë shpejtësia. Kamioni me inerte që udhëtonin viktimat ishte i ngarkuar me zhavorr e po lëvizte nga zona e Kaninës në drejtim të Orikumit kur shoferi ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një shkëmb në bypass.
Siç shihet përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e duke marrë dëmtime të shumta. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut që çoi në regjistrimin e aksidentit të rëndë që u mori jetën 2 të rinjve.