Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTAksidenti/ Vdes ish-futbollisti i Barcelonës

Aksidenti/ Vdes ish-futbollisti i Barcelonës

Ish-anësori i ekipit të të rinjve të Barcelonës, Maxi Rolon, ka vdekur në një aksident automobilistik i cili i mori jetën edhe vëllait të tij binjak futbollist Ariel.

Dyshja humbën kontrollin e veturës Fiat Punto me të cilën po udhëtonin në një kthesë dhe u përplasën me një pemë, transmeton Gazeta Express.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës në rrugën kryesore midis qyteteve Pujato dhe Casilda në provincën argjentinase të Santa Fe.

Maxi Rolon ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Barcelonës në periudhën e vitit 2010-2016.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe klubi i Barcelonës

“Jemi të tronditur nga vdekja e Maxi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prefsh në paqe”, ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës.

Image
Maxi Rolon me Neymar në zhveshtoret e Barcelonës
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME