Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidentohet gazetari Shpëtim Zinxhiria në Greqi/ Kolegët: Na ndihmoni të gjejmë...

Aksidentohet gazetari Shpëtim Zinxhiria në Greqi/ Kolegët: Na ndihmoni të gjejmë autorët

Greqi – Gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria , i njohur për disa shkrime investigative në Greqi është aksidentuar pak ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar.


Ngjarja ka ndodhur në një rrugë afër kthesës së Kalitheas në Athinë, ku disa persona kanë përplasur gazetarin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ky lajm është bërë me dije nga kolegët e Zinxhirias të cilët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë informacion lidhur me këtë ngjarje t’i lajmërojnë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, kolegët e gazetarit shqiptar i cili aktualisht punon pranë televizionit TV Tribuna bëjnë me dije se ai pas aksidentit i është nënshtruar një operacioni të vështirë në të dyja këmbët. Ata theksojnë se të gjithë ata qytetarë të cilët mund të kenë informacione të cilat do të bëjnë të mundur kapjen e autorëve të kontaktojnë televizionin ose vetë gazetarin.


“Sot u njoftuam per një ngjarje shumë të rëndë që i ka ndodhur kolegut, mikut dhe vellait tonë, Shpetim Zinxhiria ditë më parë në Athinë. Gazetari i njohur në fushën e investigimeve në lidhje me komunitetin shqiptar në Greqi është aksidentuar nga persona të panjohur në një rrugë afër kthesës së Kalitheas në Athinë. Gazetari i televizionit TV Tribuna i është nenshtuar një operacioni të vështirë në të dyja këmbët. Ne si kolegë të tij kaq vite, kërkojmë nga i gjithë opinioni publik, që sadopak informacion të japin, është shumë shumë e rëndësishme për kapjen e njerëzve që organizuan këtë aksident masakër” – thuhet në njoftim.

Kolegët kanë vendosur edhe një numëri kontakti për të gjithë ata që kanë informacione. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME