Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAksioni i opozitës/ Meta: Do të ketë protesta, por edhe shoqëria duhet...

Aksioni i opozitës/ Meta: Do të ketë protesta, por edhe shoqëria duhet të reagojë

Gjatë konferencës me gazetarët, i pyetur për humbjen në zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe thirrjet e Berishës për protesta, Ilir Meta tha se do i mbështet aksione të tilla por shtoi se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Duke nënkuptuar se vetë qytetarët duhet të organizohen në protesta, Meta u shpreh se ky është një proces reflektimi për të gjithë aktorët.

”Opozita duhet të bëjë gjithçka që duhet, po ashtu edhe shoqëria të bëjë gjithçka që duhet në mënyrë që të jetojë me dinjitet të pacënuar nga askush. Ky është proces reflektimi i gjithë aktorëve.

Opozita ka bërë protesta, padiskutim që do të bëjë protesta por është shumë e rëndësishme të kuptojmë se edhe vetë shoqëria duhet të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëse duan të jetojnë si qytetar të lirë të paintimidueshëm që nuk e meritojnë t’u kontrollohet vota as nga shefat e administratës ku punojnë dhe as nga policisë”,-tha Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME