Ky është padyshim sezoni i dasmave.
Aktorja e serialeve turke Ebru Şahin i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme. Ylli i telenovelave kurorëzoi dashurinë me basketbollistin e kombëtres së NBA-së, Cedi Osman në një ceremoni intime në Ohër, Maqedoni. Zgjedhja e vendit nuk është e rastësishme, pasi qyteti historik i Ohrit është vendlindja e basketbollistit.
Së fundmi kanë dalë pamjet nga ceremonia e tyre, ku të pranishëm ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Festa u mbajt në një varkë në liqenin historik, ku nuk mungoi edhe muzika maqedonase.
Sa i përket dasmës, mediat turke shkruajnë se çifti do ta zhvillojnë më 7 korrik në plazhin Fly-Inn në Çeşme , ku nisi edhe dashuria e tyre.