Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet. Synimi i radhës i skuadrës saudite ëhstë që të rrëmbejë një tjetër yll pas Cristiano Ronaldos.
Bëhet fjalë për Marco Reus të Dortmundit, sulmues ky që ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Signal Iduna Park.
Kontrata e tij e re në Riad do të ishte 10% e asaj që fiton Cristiano, por edhe kështu, me 20 milionë euro, do të tejkalonte shumën prej 12 të tillash që përfiton aktualisht në Dortmund. Interesimi është konfirmuar edhe nga agjenti i lojtarit, Dirk Lever për Bild.
“Është krejt normale që klube të tjera janë të interesuara për një lojtar si Marco, kontrata e të cilit skadon për gjashtë muaj. Marco gjithmonë ka theksuar se sa e rëndësishme është BVB për të, por edhe se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll. Kështu që është krejt normale që ne të shohim opsione të tjera”, deklaroi agjenti i tij.