Një alarm për bombë në Gjykatën Speciale ka ngritur në këmbë policinë. Ata rrethuan zonën siç duket nga video më poshtë.
Së fundmi rezulton se alarmi ishte i rremë. Policia doli me deklaratë paraprake për ngjarjen.
“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.” – njoftoi policia.