AKTUALITETTOP-NEWS

Altin Dumani: SPAK-un e pret kaosi në 2028-ën

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar me shqetësim se në vitin 2028 do të krijohet një vakum shumë i madh pasi i mbaron mandati 11 prokurorëve të posaçëm.

Altin Dumani theksoi se në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidojë ndërsa shtoi se SHBA dhe BE kanë investuar shumë në trupën e prokurorëve që të rriten profesionalisht.

Altin Dumani u shpreh se nuk kanë deklaruar në asnjë moment që do ketë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejte për të rikandiduar.

Sakaq, Dumani u shpreh se trupa e prokurorëve e specializuar dhe investuar për vite të tëra duke hetuar dosje të rëndësishme, tashmë ka fituar edhe imunitetin e nevojshëm karshi politikës, krimit të organizuar apo biznesit.

“Ju siguroj që në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do rikandidoj për prokuror, e kam bërë këtë marrëveshje me veten që kur aplikova për të qenë prokuror i posaçëm. Imagjinoni në vitit 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm iu mbaron mandati brenda një viti. Vakumi që krijohet në atë institucion është shumë i madh. 11 prokurorë në një vit është e pamundur t’i zëvendësosh. Ata kanë çështje që i ndjekin me vite. Cënohen hetimet në këtë drejtim.

Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht, për të krijuar imunitetin e nevojshëm karshi politikës, biznesit, krimit të organizuar. Pra një ditë të bukur, i thuhet të mbaroi mandati. Nuk e kemi luksin që një prokuror i specializuar të çohet në një prokurori tjetër. Vlerësoj se duhet parë dhe jam shprehur qartë.

Unë përcjell çfarë prokurorët e posaçëm më përcjellin mua. Nuk kemi thënë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejtë për të rikandiduar. Çdo prokuror i posaçëm pas mandatit 9 vjeçar, ka nevojë të rivlerësohet”-tha Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para Komisionit të Ligjeve se nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar si prokuror i SPAK.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se duhet të krijohet mundësia ligjore që prokurorët e SPAK të kenë të drejtën e rikandidimit pas përfundimit të mandatit.

Sipas Dumanit, ky propozim nuk lidhet me interes personal, por me garantimin e vazhdimësisë dhe funksionimit të institucionit, pasi brenda një viti mandati përfundon për 11 prokurorë të SPAK, çka mund të krijojë një boshllëk serioz në strukturë.

“Unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur“, tha ai.

Ai shtoi se një tjetër rrezik lidhet me faktin që këta prokurorë janë përfshirë në çështje të mëdha dhe komplekse, që kërkojnë ndjekje disa-vjeçare.

Sipas kreut të SPAK, vendi dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë investuar shumë në këtë trupë të posaçme prokurorësh, jo vetëm për përgatitjen e tyre profesionale, por edhe për të garantuar pavarësinë nga ndikimi politik, ekonomik apo kriminal.

“Sa i takon mandatit të prokurorit të Posaçëm, unë kam qenë i zëshëm në këtë drejtim, s’ka të bëjë me interesin personal, në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidoj, është zgjedhje e imja, e kam bërë këtë marrëveshje që kur kam hyrë në këtë detyrë. Por, unë flas në emër të institucionit. A mund ta imagjinoni, në vitin 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. 

Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa t’i zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë, në një vit është e pamundur. E dyta është se këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment të bukur, ti i thua mandati jot mbaroi, s’ke më punë me çështjen, cenohen hetimet në këtë drejtim.

Tjetra, shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për t’u rritur profesionalisht, për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm për shkak të mandatit, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm… nuk kemi luksin që një prokuror të specializuar, të trajnuar për një kategori hetimet, ta çojmë një Prokurori të Juridiksioni të përgjithshëm dhe të fillojë të hetojë nga korrupsioni i nivelit të lartë ku ishte, të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor. Nuk kemi thënë rinovim mandati, por dhënieje të drejtë për të rikandiduar”, tha Dumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button