Amazon ka vendosur të shkurtojë 10,000 vende pune duke filluar nga kjo javë, sipas raportimeve.
Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Amazon kishte rreth 1,608,000 punonjës me kohë të plotë dhe part-time. Kompania teknologjike kishte vendosur tashmë një ngrirje të punësimit pasi paralajmëroi se kishte mbi-punësuar staf gjatë pandemisë COVID-19.
Shkurtimet e raportuara do të përfaqësojnë rreth 3 për qind të stafit të korporatës së Amazon dhe më pak se 1 për qind të fuqisë punëtore të saj globale.
Miliarderi Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, ka paralajmëruar se ai beson se SHBA ose është në një recesion ose po shkon drejt një recesioni dhe se njerëzit dhe korporatat duhet të “shtrëngojnë kapakët”.