POLITIKË

Ambasada USA takohet me deputetët e rinj të dalë nga 11 Maji

Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, zhvilloi një takim me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se ata presin me kënaqësi që të punojnë me ligjëvënësit e rinj.

“Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Postimi i plotë

Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button