Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAmnistia në burgje, ja kush përfitojnë

Amnistia në burgje, ja kush përfitojnë

Plot 600 persona mund të fitojnë lirinë nga qelitë e burgimit, ndërsa qindra të tjerë të do të përfitojnë pushim të gjykimit, apo hetimit penal, falë ligjit për “dhënie amnistie” të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.

Projekti i këtij ligji, një kopje e të cilit u sigurua nga A2 CNN, i është përcjellë Burgjeve, Prokurorive dhe Shërbimit të Provës, si grupe interesi, e më pas do i përcillet për miratim Kuvendit.

Në draft është parashikuar përjashtimi nga dënimi me burg, me gjobë apo ai alternativ, i personave të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra të lehta penale, për dënime të dhëna deri më 30 qershor 2016.

Kështu, lirinë nga burgu e fitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vjet burg dhe gratë e dënuara deri në 4 vite burg, pavarësisht nga koha e mbetur e dënimit. Qelinë e lënë edhe të dënuarit meshkuj, që deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, iu ka mbetur pa vuajtur deri 3 vite burg e po ashtu, gratë që iu ka mbetur pa vuajtur deri 4 vite burgim.
Lirinë do ta shijojnë, sipas draftit, edhe të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç, si edhe meshkujt baras ose mbi 65 vjeç. Por jo çdo i dënuar që plotëson këto kritere kohore përfiton nga amnistia.

Në nenin 4 të projektligjit, listohen kriteret ndaluese, që përjashtojnë nga përfitimi të gjithë të dënuarit për krimet të rënda, mes të cilave, vrasje, terrorizëm, a krime seksuale. Po ashtu përjashtohen të dënuarit, apo personat nën hetim për krimet zgjedhore, për lojërat e fatit, si edhe personat që i janë fshehur drejtësisë.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME