
Nga Xhemil Beharaj – Me tre mandate të plota në qeverisje dhe tashmë në mandatin e katërt, socialistët kanë kaluar përmes sfidave të shumta. Opozita ka organizuar protesta në Tirana, duke mbledhur jo vetëm militantë partiakë, por edhe qytetarë të thjeshtë të pakënaqur.
Zhvillimet e fundit në strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë në qytetin Fier tregojnë për një fazë që ngjason një riorganizimi dhe ripozicionimi të brendshëm politik, në një moment kur kjo forcë politike ndodhet në mandatin e saj të katërt qeverisës në nivel kombëtar.
Konteksti politik
Pas ndryshimeve në drejtimin politik të qarkut Fier, ku rolin e drejtuesit politik e mori Belinda Balluku, pas largimit të Taulant Balla, është vërejtur një dinamikë e re në raportet mes deputetëve dhe strukturave vendore të partisë. Këto lëvizje janë pjesë e praktikës së zakonshme të ristrukturimit politik, por në terren janë perceptuar si faktorë që kanë ndikuar në balancat e brendshme.
Funksionimi i strukturave vendore
Një nga figurat kryesore në këtë qark është Belinda Balluku, e cila pas largimit të Taulant Balla si drejtues politik i qarkut Fier, mori drejtimin politik të zonës. Kjo lëvizje duket se ka forcuar pozitat e deputetes Antoneta Dhima, e cila shihet si më e mbështetur politikisht pas këtij ndryshimi.
Marrëdhënia e afërt mes Ballukut dhe Dhimës është interpretuar si një sinjal afrimiteti dhe koordinimi politik. Por paralelisht, janë shtuar zërat për nepotizëm dhe ndikim familjar në emërime drejtuese në institucione lokale. Që nga pritja mirëseardhja me “tortën Belinda” që në një farë mënyre u duk hapur afrimiteti mes tyre.
Në nivel lokal, ka perceptime se komunikimi tradicional mes partisë dhe qytetarëve ka ndryshuar në formë dhe intensitet. Ndërsa më herët zyrat partiake shiheshin si pika kontakti të drejtpërdrejta me elektoratin, aktualisht roli përfaqësues duket se është zhvendosur më shumë drejt “zyrave” individuale të deputetëve dhe strukturave institucionale, në lokale.
Ky ndryshim nuk përbën domosdoshmërisht problematikë ligjore, por përbën një element për t’u analizuar në aspektin e transparencës dhe aksesit publik.
Çështje të emërimeve dhe hetimeve
Në disa raste, persona të afërt me deputeten janë emëruar në poste të rëndësishme, përfshirë institucione si zyra rajonale e mjedisit, hipoteka dhe së fundmi drejtimi i spitalit rajonal të Fierit. Ndërkohë, disa nga këto çështje janë referuar për hetim në Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa një dosje është dërguar për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Fier.
Edhe pse ligjërisht personat në hetim mund të vazhdojnë detyrën deri në një vendim të formës së prerë, kritikët argumentojnë se dorëheqja do të ishte një akt etik deri në sqarimin përfundimtar të çështjeve.
Disa mbetën “drejtora universalë” që i bëjnë të gjitha. Në Fier pjesa më e madhe drejtuesve të institucioneve i kanë importuar nga qarqe të tjera gjë që anashkalon dhe ofendon intelwktualët e qarkut i cili jo i ka të shumtë për qarkun e vet por ka mbushur e qatqet e tjera e kryesisht Tiranën. “Nuk mbaroi Fieri me intelektualë që i importojnë nga rrethet e tjera. Pse, çfarë ka, do të thojë dikush. Asgjë, por më thuaj a ka në rrerhe të tjera drejtues institucioni që shkon nga Fieri atje? Ja ora, për këtë gjë flasim, pasi Fieri që i dha PS 12 mandate nuk pasta njerëz të zgjuar e arsimuar që të drejtojnë institucionet e tij.
Nga pikëpamja ligjore, çdo zyrtar konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Megjithatë, në planin institucional dhe etik, raste të tilla shpesh krijojnë debat mbi standardet e përzgjedhjes në administratë dhe mbi nevojën për shmangien e perceptimeve për konflikt interesi apo favorizim familjar, gjë që Kryeministri Rama e ka theksuar, por që në Fier jo nuk është zbatuar por po shtohen rastet.
Dinamika brenda grupit politik lokal
Brenda grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë Fier janë evidentuar ndryshime në drejtim dhe përfaqësim. Lëvizje të tilla janë pjesë e funksionimit normal të një force politike, por në situata të caktuara ato reflektojnë edhe rivalitete të brendshme apo divergjenca strategjike, e quajtur “lufta e brrylave ose brënda llojit”.
Këto zhvillime duhen parë në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme zgjedhore dhe të procesit të konsolidimit të strukturave në nivel vendor që do të mbahen së afërmi.
Një tjetër familjar i Dhimës 99u emërua kryetar i grupit socialist të këshilltarëve të bashkisë Fier duke shkarkuar Evis Semën , një tjetër sicialiste me kontribute, që shumë socialistë e qujatën “largim me kulisa” i klanit Belindës.
Përfundim
Në tërësi, situata në qarkun Fier paraqet një fazë tranzicioni politik brenda strukturave të Partisë Socialiste, ku ndërthuren:
– ristrukturimi i drejtimit politik që po bëhet më shumë me brryla, jo aftlësisë por miqësisë e tarafit,
– debatet mbi standardet e emërimeve në administratë,
– si dhe rivalitetet e brendshme për pozicionim afatgjatë.
Qasja institucionale kërkon që çdo pretendim të trajtohet nëpërmjet mekanizmave ligjorë dhe procedurave të rregullta, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe stabilitet në funksionimin e institucioneve vendore.











