Apeli/ Humbi jetën në Gjermani nga goditja me thikë. Familjarët, na ndihmoni për të sjell trupin.

Një ditë para natës së ndërrimit të viteve, një i ri shqiptar u vra në Gjermani pas një sherri me një 30-vjeçar kurd.
Lorenc Dedaj u qëllua me thikë dhe humbi jetën në rrugë.
Familja e Lorencit, sot po kërkon ndihmë për të sjellë trupin e të riut në Shqipëri.
Postimi i një familjari:
Per te gjith ata qe kan njohur Lorencin dhe familjen e Lorencit per te kontribuar sadopak me sa mundesi te ken per kthimin e trupit nga gjermania ne shqiperi mund ta bejn ne ket numer iban ju lutem te vini dhe emrin tuaj poshte ne menyre qe familja te dij nga kush esht ber ky kontribut. Me perjashtim te gjith atyre qe kan bere nje kontribut direkt ktu ne gjermani dhe perfitojm nga rasti ti falenderojm perzemersisht. Kte gje e bejm Edhe per shum njerez qe na kan kontaktuar dhe nga italia dhe vende tjera te evropes dhe nuk e kan pas te mundur ta bejn nje gje te tille ky esht Iban qe esht hapur ne llogari te familjes te ndjerit Lorenci ju falenderojm pa perjashtim te gjithve.