Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË'Aroma e jetës së përtejme' rikrijohet parfumi i mumieve egjiptiane

‘Aroma e jetës së përtejme’ rikrijohet parfumi i mumieve egjiptiane

Është rikrijuar parfumi i përdorur për të mumifikuar fisnikët e lashtë egjiptianë. Kjo është realizuar falë një studimi të botuar në “Scientific Reports”, i cili analizoi mbetjet e balsameve të gjetura në fund të dy kavanozëve kanopikë të përdorur për të mumifikuar një grua fisnike të quajtur Senetnay, e cila jetoi gjatë dinastisë së 18-të, rreth vitit 1450 para Krishtit.

Substancat e ndryshme të përdorura për krijimin e parfumit, të quajtur “aroma e përjetësisë”, u identifikuan nëpërmjet përdorimit të disa teknikave analitike të avancuara, duke përfshirë kromatografinë e gazit dhe spektrometrinë e masës, kromatografinë e gazit me temperaturë të lartë, spektrometrinë e masës dhe kromatografinë e lëngshme me performancë të lartë- spektrometria e masës  Balsamët përbëheshin nga dyll blete, vaj vegjetal, yndyrna, bitum, rrëshira të llojeve të ndryshme dhe një substancë balsamike.

Studimi hedh dritë mbi lidhjet tregtare që kishin egjiptianët e lashtë në mijëvjeçarin II para Krishtit: “Përbërësit e balsamit tregojnë qartë se egjiptianët importonin materiale nga jashtë mbretërisë”, shpjegon Nicole Boivin, një nga autoret, e cila gjithashtu nënvizon se si kjo tregon që Senetnay i përkiste rrethit të njerëzve më të afërt me faraonin.

Ndër përbërësit e importuar, autorët nxjerrin në pah rrëshirën e pemës së pishës, që vjen nga Mesdheu verior, dhe një rrëshirë që gjendet vetëm në pemët në pyjet tropikale të Azisë Juglindore. Nëse do të konfirmohej prania e kësaj të fundit, kjo do të thoshte se egjiptianët e lashtë po bënin tregti me Azinë Juglindore të paktën një mijëvjeçar më herët se sa besohej më parë.

Parfumi i rikrijuar do të ekspozohet në Muzeun Moesgaard, në Danimarkë dhe mund të nuhatet nga të gjithë vizitorët, të cilët do të zhyten në një përvojë unike historike dhe ndijore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME