AKTUALITET

Arrestimet e DVP Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin P. G., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje në automjetin e saj.

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;
-E. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetë një përforcues grushti, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën 1 përforcues grushti, 2 shufra metalike, 1 shkop bejzbolli dhe 1 mjet prerës (thikë).
Lënda narkotike dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit qrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Y., 31 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka hyrë në banesën e vjehrrës së saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 31-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button