Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Arrestimi” i Berishës jehonë në mediat e huaja: Rrezikon 4 deri 12...

“Arrestimi” i Berishës jehonë në mediat e huaja: Rrezikon 4 deri 12 vite burg

“Tymuese në parlament teksa ish-udhëheqësit të Shqipërisë iu hoq imuniteti”. Ky është titulli i prestigjiozes britanike, “The Guardian” për votimin e së enjtes në parlament ku u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Gazeta përmend tensionin në sallë dhe protestën e mbështetësve të opozitës jashtë tij.

“Sali Berisha, 79 vjeç, i cili dominoi politikën shqiptare në fillim të viteve 1990 si kryetar i shtetit dhe më pas si kryeministër konservator nga 2005 në 2013, tani përballet me arrestimin e mundshëm dhe nëse shpallet fajtor, me një dënim nga 4 deri në 12 vjet burg” – citon “The Guardian” që më pas citon edhe deklarata të Berishës.

“Jam më i fortë se kurrë”, tha Berisha teksa doli nga dhoma i rrethuar nga truproja. Ai ka mohuar prej kohësh të gjitha akuzat duke e hedhur poshtë hetimin si një gjueti shtrigash “thjesht politike” i nxitur nga rivali i tij, kryeministri aktual socialist, Edi Rama. “Ky vendim nuk do të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar opozitën; përkundrazi, do ta mobilizojë atë me moton: tani ose kurrë” – tha ai, ndërsa deputetët e Partisë së tij Demokratike të opozitës grumbulluan karriget dhe ndezën tymuese në sallë” – shkruan gazeta britanike e cila jep edhe detaje për procesin ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarber Malltezi.

“Agjencitë ndërkombëtare e renditin rregullisht Shqipërinë, si një nga vendet më të varfra në Evropë, si një nga më të korruptuarit në kontinent. Vitin e kaluar, Berishës iu ndalua hyrja në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar si i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion.

SHBA e ka akuzuar Berishën për “keqpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”, duke thënë se si kryeministër ai “e kishte përdorur pushtetin për përfitimin e tij” dhe për të “pasuruar” të afërmit dhe aleatët. Ai i ka mohuar akuzat” – citon “The Guardian”.

Lajmi ka bërë jehonë në të gjitha agjencitë ndërkombëtare si ReutersAnsaABC News©LAPSI.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME